Montag, 27. Mai 2013

Këngë popullore nga Lugu i Baranit


MORI E MIRA SE N’AT KODËR

Mori e mira se n’at kodër,
E mirë je, veç pak e vogël.
- Djal i dadës, jam tamam,
Matmi vithet sa gjan I kam,
N’dash me kuti, n’dash me pllamë.
Për me kuti s’di shka t’tham,
Për me pllamë dalin taman.
- I lumi burri qi t’ka nxanë,
E lumja vjerra q’i thrret nanë,
Lum oborri qi shkel me kamë,
Lum sharovi q’i qet me ngranë!
T’mjert’ jaranat ku I ke lanë!
- S’kam lane shum, nizet e nanë,
Nizet e nan’ e rrafsh tridhetë,
Ja lash motres-o amanet,
Me m’i kqyr ma mirë se vetë.
Me m’i kqyr me dardha e molla,
Janë të ri, m’u thahet goja.

Vranoc – Lugu i Baranit, 1957
Marrë nga libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në vitin 1979


 



ÇIKA ÇIKËS

Çika çikës po i qon fjalë
Cila e kem cicën ma t'bardh
Hajt ta d'vesin qat beqar
Po thote djali s'un me u kallxu
Per pa ardhe vete me i provu
Ni provovsh cicat e mia
Ato t'nxanë sikur rakia
I ban shtatë gjaqe pa shku te shpia
Edhe ni bafsha hiq spo kam dert
Veç me dorë 'i herë me i prekë
 
 
Kosuriq - Lugu i Baranit 1987

Dienstag, 21. Mai 2013

Adrian Krasniqi - Hero i Kosovës

Në kujtim të dëshmorit

ADRIAN REXHEP KRASNIQI

(12.10.1972 - 16.10.1997)

         Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit që shkoi, në luftë kundër regjimit shekullor serb, padyshim është Adrian Krasniqi. Lindi më 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc, komuna e Pejës, nga babai Rexhepi dhe nëna Majremja. Rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike, e cila para Adrianit kishte dhënë tetë dëshmorë për trojet shqiptare. Ndërsa Taf Mehmeti, i po kësaj familjeje, ishte i detyruar nga pushtuesit sllav të emigrojë në Shqipëri.

Adriani shkollën fillore e kreu në Baran me sukses shembullor, gjimnazin në Pejë, ndërsa studimet i vazhdoi deri në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Unniversitetin e Tiranës. Meqë babai i Adrianit, Rexhep Krasniqi, ishte mësues, pas kthimit të tij nga një vizitë që ia bëri Shqipërisë në vitin 1980, solli në shtëpi materiale të shumta, nga të cilat u frymëzua dëshmori. Ky aktivitet i Adrianit daton qysh në fëmijëri. Mirëpo, ky mllef dhe kjo urrejtje ndaj pushtuesit del në shesh, kur Adriani bëhet gjimnazist në Pejë, sidomos me organizimin e demonstratave për solidarizim me minatorët e Trepçës që ishin ngujuar në zgafellë. Për këtë kërcënohet me përjashtim nga Gjimnazi. Por, ky shpirt uragan për çlirim kombëtar nuk ndalet. Bën organizimin e demonstratave të vitit 1988 e 1990. Në vitet ‘90 Adriani, me grupin e tij organizativ, në Pejë e filloi grumbullimin e mjeteve për aksione guerile. Me këtë rast siguroi 25 kg trotil. Këtë e solli nga shtetet fqinje dhe e vendosi në Vranoc, te xhaxhai, Xhaferi.

Në vitet 1990-1993 Adriani bën një pauzë, meqë studioi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe me shokë gjithnjë ndodhej në veprim e sipër për sigurimin e materialeve dhe rrjetit për aksione guerile. Dy herë ishte në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në vitin 1993, kur në Kosovë burgosen 173 veprimtarë të Lëvizjes, as familja e Adrianit nuk mbeti në harresë. Madje, në këtë të fundit banonte axha i tij, Xhaferi. Pikërisht, nga ky vit Adrian Krasniqi kalon në ilegalitet dhe vendoset për një kohë në Shqipëri. Andaj, nuk është i rastit, kur në formularin me shënime për dëshmorët e kombit, inkuadrimi i Adrian Krasniqit në radhët e UÇK-së figuron qysh në muajin maj të vitit 1992, si kamandant i njësitit gueril për Dukagjin.

Gjatë viteve 1993-1995 Adrian Krasniqi herëpashere vinte në Kosovë me misione të caktuara. Në këtë periudhë bën përpjekje të organizojë demonstrata me rastin e vrasjes së studentit Armend Daci, por nuk mundi ta realizojë këtë qëllim. Në vitin 1995 Adrian Krasniqi sulmoi stacionin e policisë serbe në fshatin Qallapek. Por, me këtë rast zbulohet dhe shpallet fletëarresti për të. Në Pejë policia ia thyen për të dytën herë shtëpinë, por fatbardhësisht nuk gjen askë në të nga familja. Ndërsa në Vranoc, në fshatin e lindjes, po me këtë rast, merret në polici dhe keqtrajtohet axha Xhaferi.

Pas qershorit të vitit 1995 Adrian Krasniqi kalon në ilagalitet të thellë ku edhe zënë fill veprimet e tij guerile. Ndërkohë, me kërkesën e shokëve, Adriani caktohet të punojë në Sektorin e furnizimit, meqë kishte lidhje të forta familjare në Tropojë dhe në zonat e tjera kufitare. Kur në vitin 1997 bëhet thyerja e depove të armatimit në Shqipëri, Adriani këtë rast e shfrytëzoi për mrekulli. Në fillim krijoi bazën e parë dhe më të fuqishme në zonën kufitare, në Berishë. Ndërsa në Kosovë, përkatësisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, shfrytëzonte bazën e Plakut të Shishmanit. Falë mbështetjes familjare nga djemtë e axhës së Adrianit, Besnik dhe Agim Krasniqit në Bajram Curri, të furnizimit, i cili e furnizonte tërë Kosovën me armë, rrjet ky i cili funksionoi edhe pas vrasjes së Adrian Krasniqit, madje deri në përfundimin e luftës.

Në Kosovë, përveç axhës, Xhaferit, dhe djalit të tij, dëshmorit të kombit, Përparimit, Adriani kishte edhe baza të tjera, si p.sh. te Sylë Kadria në Nakell, të dhëndri Ahmet Ukshinaj në Lybeniq etj. Nga shokët Adriani ishte i caktuar të punonte në koordinimin e punëve dhe mjeteve në Shqipëri. Megjithatë, ai nuk pajtohej të punonte vetëm në Shqipëri. Në çdo rast, kur fuste mjetet dhe armatimet në baza të caktuara, kurrë nuk kthehej pa kryer edhe ndonjë aksion. Dëshira dhe vullneti i tij ishte që me duart e veta t’i hidhte në ajër postkomandat e policisë serbe. Kështu ndodhi edhe në muajin tetor të vitit 1997, kur pas hyrjes në Kosovë me një sasi të konsiderueshme armësh, me kërkesën e Adrianit bëhet sulmi në postën e policisë në fshatin Kliqinë të Pejës, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, ashtu siç dinë të bijnë vetëm trimat, bijtë e dashur të Kosovës. Ndodhi kjo pikërisht më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konueshvcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, me ç’rast ra heroikisht në fushën e nderit.

Kjo ditë do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë, për luftën dhe bijtë e saj që nuk kursyen gjakun as jetën, vetëm që pikërisht kjo Kosovë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga regjimi i urryer serb. Por, Adriani nuk vdiq, nuk u vra. Ai rilindi përsëri, si feniks. Rrugën e tij e vazhduan dhjetëra e mijëra djem të Kosovës deri në fitoren përfundimtare. Edhe familja e tij e vazhdoi këtë rrugë të nisur nga Adriani shumë më herët. Pas vrasjes së Adrianit, sektori i furnizimit me armë përforcohet edhe më shumë. Shtëpia e tij bëhet bazë edhe më e fuqishme e shokëve të tij të idealit. Përparimi, djali i axhës së tij, ndërpret studimet dhe bëhet ushtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në frymën e fundit, me vdekjen e tij në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, shtëpia në Vranoc bëhet spital ushtarak ku shëroheshin të plagosurit. Këto ishin idealet për të cilët luftoi dëshmori Adrian Krasniqi dhe për të cilat dha jetën po ky Adrian Krasniqi. Trupi i dëshmorit prehet në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.



Dekorimi "Hero i Kosovës"

Në 14-vjetorin e rënies së dëshmorit, me vendimin e presidentes Atifete Jahjaga,  Ardian Krasniqi është shpallur "Heri i Kosovës"

“Unë Presidentja e Republikës së Kosovës e kam dekoruar me urdhër "Hero i Kosovës" Ardinan Krasniqin, për trimërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë Luftës Çlirimtare dhe për flijimin e tij për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Atifete Jahjaga.

 _____________
Marrë nga interneti

Mallkime popullore nga Lugu i Baranit

Mallkime nga Lugu i Baranit

01. T’raft pika n’zemer!
02. T’marrtë tatakurti!
03. T’u rritë menja!
04. T’marrtë pushka n’lule t‘ballit!
05. T’huptë fara e keqe!
06. Ta marrtë zoti gojen ditën e bajramit!
07. T’u preft ora!
08. T’shpërlaftë mordja!
09. T’raftë damlla!
10. T‘u qorrofshin syt!
11. T’mloftë dheu i zi!
12. Mos pafsh dritë kurr!
13. Të mbettë shpija shkretë!
14. Mos pafsh kurr t’mira n’jetë!
15. T’u thaftë goja!
16. T’k’noftë qyqja mbi kulm!
17. T’shtifsh n’dhe për së gjalli!
18. T’koftë haram gjini i nanës!
19. T’hangershin shtatmijë dreqen!
20. T’marshin orët e liga!
21. Shkofsh e mos u kthefsh!
22. E vrafsh veten me dorë tane!
23. Mos t’qeltë sabahi jarabi!
24. U bafsh me t’dhanë ujë me lugë!
25. T’u qorrofshin sytë!
26. T'marrarshin ethet!
27. T'lafshin mendt e kreis!
28. T'djegt zjarmi xhehnemit!
29. T'gjet e liga!
30. Tu thafshin krahet!
31. Mos t'majt dheu mrena kur vdeksh!
32. T'raft zhuga!
33. U qorrofsh!
34. T'hangershin ujqërit!
35. T'u mshelt shpija me therra!
36. Ta theft zoti qafën!
 
_
Mblodhi Haxhi Muhaxheri, 1985


Urime popullore nga Lugu i Baranit


URIME POPULLORE NGA LUGU I BARANIT
 
01. Zoti ta dhashtë t’marën!
02. U bafsh me t’marrë lakmi kret katuni!
03. T’lumt goja se mirë po folë!
04. T’daft' djali pleqni!
05. U baft´ ni mahallë prej teje!
06. E marrësh një nuse t’mirë!
07. Hallall t’koftë gjini i nanës!
08. Lum ajo nanë qi t’ka ba!
09. Lum ai burr qi ka me t‘marrë!
10. T’marrtë e mira!
11. Tu shtofshin t‘mirat!
12. T’ardhshin t’mirat edhe at’here kur nuk i pret!
13. Tu gezoftë zemra ka shkofsh!
14. T’baftë edhe shelnja rrush!
15. Lum konaku që t’ka mrena!
16. Tu rrit nera e bereqeti!
17. T’dalt nafaka sa më parë!
18. T’ruajtë zoti prej t’ligave!
19. Tu prarofshin duart!
20. Hallal t’koft´ buka që po e han!
21. Tu baft´ vorri tyrbe!
22. Paç bekimin e të madhit!
23. T’dhashtë zoti sh’net e bereqet!
24. T’k’nofshin bilbilat mbi krye!
25. Veç g'zime paqtë shpija jote!
26. Tu shtoftë hisja!

27. Mos tu shoft zjermi votres!
28. U bafsh plak me mjekërr!
29. T'shkoft zani të mreti!
30. U rritësh me shumë vllazen e motra!
31. Ta dhashte zoti ka se menofsh!
32. Paq faqen e bardhe!
33. Edhe guret e sokakut bafshin lum për ty!
34. T'kendoft zemra gjithmone!
35. Paq bekimin e të madhit!

__
Mblodhi Haxhi Muhaxheri, 1986
 

Fjalë të urta popullore nga Lugu i Baranit


FJALË TË URTA NGA LUGU I BARANIT

01. Vatani pa liri, si shpija pa kulm permbi!
02. Kush nuk lufton për liri, robninë e ka n'shpi!
03. Lirinë nuk ta falë kërkush, por duhet me e fitu vet!
04. Armiku më i rrezishëm asht ai që e harron!
05. Burrnia nuk matet me pash, por si mas puneve t'ndershme!
06. Burri veten e jep, por besën s'e then!
07. Ku thone se ka dredheza shumë, merre krojshën e vogel!
08. Ujku kimen e nderron por adetin s'e harron!
09. Borxhlliu i keq, ti lyp paratë diten e Bajramit!
10. Dielli asht jorgani i fukarasë!
11. Njeriu asht dy herë femije: kur lind dhe kur plaket!
12. Ma e mire asht një ditë sokol, se njëqind Gogol!
13. Ai që di më së shumti, flet më së paku!
14. Katuni që doket, nuk do kallauz!
15. Kush lyp shumë e hupë edhe atë që e ka!
16. Xhehneti i gruas është të kamt e burrit!
17. Kur je vet n'hapsane, mos jep sadakë për dritare!
18. Miku asht mik deri sa nuk perzihet ne punët e shpise!
19. Miku i mirë, njihet në ditë të vështirë!
20. Burri për gruan asht si kulmi për shpinë!
21. Kalin e shumë shpive e han ujku!
22. Djali i plakut, vaji i sakakut!
23. Kur shterojnë lumenjtë, rriten prroskat!
24. Çka të bahet n'kojshi, prite n'shtepi!
25. Kanga asht vaji i burrit!


Tregoj Bajram Ali Muhaxheri
Kosuriq - Lugi i Baranit 1983


Poezi nga Brahim Krasniqi

BRAHIM KRASNIQI

PESË LULE ME VESË

Ca lule me vesë
Me aromë Trëndafili
Shtatlarta fortesë
zë t´ëmbël Bilbili !

Lirshëm të hapëroni,
në këtë botë llahtare
Kurrë mos harroni
Qenjën tuaj Kombtare !...

Ta vrisni urrejtjen,
shtypjen tiraninë !
Por, kujdes traditën ,
t´kaluarën tonë Lavdinë.

Zogj në qiell më Re ,
me erë dhe fortunë !
Fat i tillë për Ne ,
t´ përndjekur më dhunë!

Pesë vjollca n´ Pranverë,
Pesë gonxhe - trendafil!
T´ freskëta dhe erë ,
Dafina dhe aromë zymbyl !

Haid, 08.03.1999





LAPIDAR NDER MOTE

( Kushtuar të katermbëdhjet dëshmorëve
të rënë në Baran të Epërm për mos ndrrimin e Fesë)

Venitur ndër mote ,
ndër flake- tym e stuhi !
Ngre shtat vepra Jote ,
O ! Trim Hazir Ali !...

Rrëz kodrës Qerhanë,
t´ katërmbdhjetë Dëshmorë.
Thanë në gjuhën nanë ,
sot, do bijmë Therorë !...

Kurrë s´ ndrrojmë Fenë,
jem t´ bijtë e shqiptarit.
Për jetë s´ i nënshtrohemi ,
sot këtij Savë LLAZARIT.

Mu ne atë ditë kobi,
të rëndë llahtarë!
Nën shpatë Savë BATARJA,
vuri ca Shqiptarë.

Nga kodra e Turjakës,
se ç´ ju vërsul Topit !
Merr n´ shenjestër thotë ,
Kullat e Vranocit.

Rëndë gjemoi Topi,
rëndë dhe me duhi.
Duke goditë Kullat ,
mu përmbi çati.

Qëlloi n´ Kullë Sylë Rexhën,
dhe Haxhi Bajraktarin !
Do ta njofin sot ,
këtë Savë Gospodarin !

Shpejt janë tubuar ,
fisetë dhe parija.
Erdhi bacë Gërvalla ,
dhe njaj Shaban Haxhija .

Heu lugu i Baranit ,
bujarë dhe malësorë.
Seç i´ u vajti moti ,
prore me Armë n´ dorë.

Pushkën seç ia këtheve .
Kralit edhe Mbretit,
këtijë Mydesarifit,
që n´ kohën e Hyrrjetit.

N´ kuvend seç¸ janë ulur,
Sylë Rexhë dhe Bajraktari !
Me pas duke i ndjekur ,
ai bacë Kadri Miftari.

Populli do këndojë ;
Për trim Zenel Binakun !
Copë e grimë , thërmizë,
bënë shtizën me Bajrakun.

Ngritur n´ lapidar ,
do t´ qëndrosh ndër mote.
Kurrë s´ do të ngelë,
n´ harresë vepra Jote!...




TIM ETI

( Babait tim ne shenje kujtimi dhe nderimi gjer n´amshim ! )

Kraheror si graniti !
Rrugëtimin sa një shekull;
Diell dhe Hënë shendriti !
Plis i bardhë mbi vetull.

Kalorës i harlisur,
shtathedhur si Atlet!
Shtegëtare ca i molisur ,
qe n´heshtje t´flet!

Trup dhe kockë t´pa ndarë ,
rrenjët n´këtë tokë t´shqiptarit ;
Punëtori i zellshëm n´arë.
Këngë e vaji prej mallit !..

Haid,28.11.2000

Poezi nga Rrok Berisha


RROK BERISHA

CIKEL POEZISHE NGA LIBRI NE DORESHKRIM

rrok berisha
" trinia e s’e bukurës"


ÇASTI KUR DASHURIA KRIJOJ BOTËN

Lulet janë krijuar
Në çastin kur dashuria
Ka njomë botën
Janë pagëzuar në emër t’ bukurisë
Të ndjeshmes
Dashurisë
E jetës
Gjithë kjo
Është rrjedhë e përjetësisë,
Mirëqenës së botës
Qe zgjon e shtinë nga jetë e Re
Nuk u përkulet stinëve
Nuk dorëzohet e mbetet gjallë.
Dhe përcjellët nëpër breza.

Bukuria,
E ndjeshmja
Dashuria
Janë Jeta
Motivi i njerëzores
Kurorë lulet...
Qe stolisin
Kopshtin e jetës

Dashuria është motiv e jete
E jetës
Qe duhet jetuar
E lehte është gjithçka
Kur njomet me dashuri
Ne botë e rreth sajë
Gjerat shijohen ashtu siç duhet
Tmerri,
Dhembja
E liga dhe e keqja
Janë shumë larg njerëzve

Jeta është e bukur,
E ndjeshme e prekshme
Plot dashuri
Bukuri
Qe duhet shijuar...!



 FRYMË KOHË

Buburrecat qe kanë vërshuar tokën
Sikur janë hedh ne demonstrata
Duke e ndjerë frikën nga kriza globale
E ngordhja nga uria.

Qe gjendja te mos merr përmasa epidemik
Dikush nga politika
Gjinkallat i detyruan ti fikin fenerët
E i urdhëruan ti thurin lavdi territ
Lakuriqet kishin filluar lojën e tyre
Lojën e territ...!

Neper këndë, mire te sofistikuar
Grupe bandash
Kanë ngritur tenda
Thonë se janë Spitale fushore
Bëjnë operacion, organet
Dikujt ia brejnë kokën
Dhe e shpallin te dëmshëm për kohën
Tjetrit i marrin organet
E shpallin te zhdukur
Disa i varrosin me himn te improvizuar
Te tjerët ua këndojnë himni kombëtar.
Çuditërish,

E vetmja gjë qe s’ bëhet ne këto klinika
Është kastrimi...
Askush nuk kastrohet...
Madje dhe te sëmurit psikik...
Shumohen...!

Buburrecat vetëm marshojnë e rraptojnë
Pa ndiejnë dhembje
E para syve te verbërve...
Bartin bagazhin e te zhdukurve
Mbledhin gjymtyrët e tyre
Me moton “ Ti ruaj për ekspozitë
Nga e gjithë kjo dhembje
Qe s’mund te jetë e kaluar e as loje
Përfitojnë maskarenjtë
Ata qe nuk kanë asgjë me realen..,
Ata qe se ndjej dhembjen
E as protestat e buburrecave
Qe kanë vërshuar gjithë këndet e sheshet
Ne këtë errësirë, t’ inskenuar
Kur përbuzja e injoranca e njerëzores
Është bërë moto kohe...!
Njeriu shuhet në brendi
Ti shuhet dhe drita e shpirtit
Si fenerët e gjinkallave
Humb vetvete
Në ketë frymë kohe.

TRINIA E SË BUKURËS

Në emër te të bukurës,
Të ndjeshmes,
Dashurisë,
Tokës, ajrit, qiellit
E detëra
Mbesin varë
Lidhë, ne distancën
Ne mese Tokës e qiellit.
Kjo trini e së bukurës
E shijojnë frytet
E tokës e të detërave
Duke u fsheh,
T’ kurrë nga misteri i qiellit
E ngrohtësi e diell ringjallë
Shijojmë të bukurën e bukurisë
E quajtur jetë.

Sjellja jonë rreth boshtit
Të pa mposhtur
Të trinisë se njëmend
Të pa pushtuar e injoruar nga askush
Është jeta
Plot Lule
Plot thera
Plot gaz e vaj
Gëzime dhembje
Dashuri e urrejtje
Por gjithçka qe lidhet me njeriun ka fundin
Dhe dëshirën në përjetësi
Deri sa njeriu përplaset
Duke mos menduar për vetveten.
E bukura
E ndjeshmja
Dashuria
Janë trinia qe lëvizë boshtin
Qe siguron vazhdimësinë.



 KASNEC

Kasnec
Në tokën e mohuar
Lajmëtarë i pritur nder shekuj
I pa dorëzuar
Qe i bie trumbetës
Ne ditë kushtrimi
Për liri,
Të tokës e detit
Gjithë mëmësisë.

Kasnec kryeneç
I pa trembur
Qe nëpër shekuj
Ushqeve e rrite madhështinë
E shqiponjës dy krenare
E pastërtisë se lartësive
Nxërë tronditje
T’ furtunave e detyrave,
Zë kushtrimi,
Krah force shpëtimi
Nëpër shtigje lirie.



 RRUFE EPSHI

Rrufe epshi
Ngritë velin nusëror
Mallëngjen dhe zogjtë
N’ shalim t’ degëve të lisit.

Rrufe epshi,
E nuses qe digjet n’ pritje
Me faqe e gjinj të ndezur
Vështirë të përmbahet
Mos ti ekspozoj dëshirat.

Rrufe epshi
Sikur ka varë në re dëshirat
T’ia rikthejnë tokës njomësinë
Frymëmarrje,
Që dendësohet,
Sikur, i gjithë oksigjeni
Është shndërrua ne zjarr...

Rrufe epshi
A gjendje kome
Ka godit furishëm
Sikur ka humbur t’ menduarit
Ka ndezur dëshirën
N’ rrugën e shtegtimit
S’mendohet për mëkatin.

Rrufe epshi
Gjithçka e ka ndez
Zemër e shpirte t’ harlisur
Oshtimë e motit
Oshtimë e bjeshkës
Asgjë s’mund te ndale proceset
Qe gjerat shkojnë drejt shijimit
I është mbyll rrugëtimi
Frikës e dhembjes...
Në eufori t’ kënaqësisë
Në varri a në qiell
Do e gjejnë pajtimin.


 PARA MATJES SE JETËS

Kemtari ne gaca
I mbushur më temjan
Lëshon tym-aromë
Tymosen të gjallët,
Si trupa të pa shpitë.
Pasi te ik shpirti
Dëshira e mbet ne rruge
Troket ne ndonjë port
Këtë nate te vone...
Dikush mund te ia ketë hapur portat
Para se te peshohet ne peshoren e saktë.
E te përcaktohet për parajse
Apo ferr...!
Kemtarin e lëvizin ne je ritëm te njëjtë
Tymosja me temjan behet gjithnjë e ma e ndjeshme
Te jap enje ndjesi
Ndoshta nga rasti i përdorimit
Ne një pozite si te vdekur
Apo makinës ne marrshin zero.
I ndare nga trupi
Ëndrrat e dëshirat,
Nga lakmia dhembja e korbit
Trokite shpirti ne ndonjë port
Për tu strehuar para matjes se jetës
Do i hape ndonjëri portën
E befas, ta pranoje mëkatarin a shenjtërorin
Para lindjes se diellit



 SKANOJMË GJËRAT

Skanojmë çastet
Plot ngjyra jete...
Dhe hijen e erret të dhembjes
Lakohet lavjerrësi
Melankolia e ndjenjave tona
Është ve në peshojë....!
E bukura sikur është n’ garë me dhembjen
Njëra rritet e tjetra t ‘ kurrët
Zvogëlohet por kurrë nuk zhduket.
As qe ka ilaç
Qe ti fshi gjurmët
E galerisë se gjerave
Te struktura në shpirt.

Ëndrrat, ndodhe dhe të helmojnë
Ditët ne vijim,
Nëse, ditët ne vijim
I shikojmë në llupën e besëtytnive,
Ne përpjekje të shfajësimit të vetvetes
Kalëron mbi krihet e mospërfilljes.
Duke pikturuar gjëra,
Që s’ ti ka e njeh shpirti.
Skanon portret fals
Qe s’ ka asgjë me ngjyrat e as ritmin
E ndjenjës e as shpirtit
Por s’mund ti humbësh gjurmët.

Lumturia, s’është lumturi
Ajo qe nuk ndahet me te tjerët
Me te zgjedhurit e shpirtit
E rrethin...njerëzor.
Lumturia dhe e bukura
Kur fuzionohen ne një
Janë të qëndrueshme
Skanohen ne secilin kënd te jetës
Por dhe si statujë
Të bëjnë qe të përkulesh
Ne gjunjë, te luteshe
Për mirësi
Për shpërblim
E Jetëgjatësi.



 ZJARJMI E EPSHIT

Vasha kryeneçe,
Ndezur ne zjarrminë e epshit
N’ realizim t’ dëshirës
Sy mbyllur zhytet ne pusin e shijimit
Për ca sekonda T’ ëndrrës
A, ca minuta T’ zhgendrres
Ndezur nga dëshira
Sikur dridhen nga mos përjetimi
I shijes se njëmend t’ mëkatit
Derri sa duarkryq,
Sikur shtradhin gjinjtë e ajosur
Të fryrë nga epshi prej gruaje
Duke prite,
Qe dikush te gjunjëzohet
Para këmbëve trupit plot zjarrmi,
Përcëlluar nga zjarr
I epshit
Trupi si fushë e minuar
Qe ne çdo sekondë mund te shpërthen...!



 NË KOHË

Ne ketë rrjedhje jete,
Sekondat, minuta, ditët,
Ndryshime sjellin
Rrudhat gjurmë lajnë
Sikurse vyshken dhe lulet.

Sa mire do ishte ta kuptosh t’ vërtetën
E aventurën e epshit
Ta frenosh ne fillim t’ fillimit
Qe mos te stërkeqesh
E te mbetesh ne rrugë

Sikur te mund te rikthehesh
Në kohë,
Do kishe dëshiruar te jesh peme e zgjedhur
E çmuar ne kopshtin
E vërtetë



 MOS U BESO...

Mos tradhto,
Por...
Mos i beso gjithkujt
Se të mashtrojnë
Me një mijë fjalë t’ bukura
Lëvdata, urime mirësie,
Dhe t’i
Si njerëzve besnik
Ua beson e jep litarin,
Nga çiltërsia jote ...
Kush si “miku”
Dinë ma për masë
Të ta benë vegëzën,
Duke ta hedhe
Sipas dëshirës se tyre

Dhe pa rrah qerpik
Ku te duan të varin
Ne kohë
E vend qe duan...!
Pa pas problem e ndjerë dyshim
Bëjnë be ne zot
Bibël e Kuran
Në mbrojtje të se keqes
Rekrutojnë dhe dëshmitar..

Vrastare e keqbërës
Qe vrasinë popullin,
Ne emër te popullit,
Shpallen “t’ pa fajshëm”
Dekorohen ne hero.
Mos tradhto,
E as,
Mos i beso gjithkujt.



 VJELI KUJTIMET

Në gotë kam hedhe ëndrrat,
Përzier me vitet dëshirat
Në këtë mes stinë
E pi vetminë
Kujtimet shkunden
Një nga një pikin
Siç pikin frutat e pjekur,
Kohë e kaluar
Kujtime t’ thata
S’ me ndahen
Me ndjekin si hije lugati

Vetëm yste
Mundohen ta ruajnë bukurin
E shpirtit
Para qepallave t’ renduara

Vjelim kujtimet
Dëshirat..
S’pushojnë se shtegtuara vegimeve
Trokasin ne portat e shpirtit
Për tu strehuar nga e liga
E mbrojtur nga stuhitë

Ne ketë vjelje te madhe t’ kujtimeve
S’ mund anashkalojmë
I kujtojmë.
Si vetes shpesh ia humbim adresën
E bëhemi të dobët,
S’ pranojmë se kemi gabuar
E mburremi me marrëzinë tonë...!

Poezi nga Brahim Krasniqi


BRAHIM KRASNIQI

PESË LULE ME VESË
Ca lule me vesë
Me aromë Trëndafili
Shtatlarta fortesë
zë t´ëmbël Bilbili !

Lirshëm të hapëroni,
në këtë botë llahtare
Kurrë mos harroni
Qenjën tuaj Kombtare !...

Ta vrisni urrejtjen,
shtypjen tiraninë !
Por, kujdes traditën ,
t´kaluarën tonë Lavdinë.

Zogj në qiell më Re ,
me erë dhe fortunë !
Fat i tillë për Ne ,
t´ përndjekur më dhunë!

Pesë vjollca n´ Pranverë,
Pesë gonxhe - trendafil!
T´ freskëta dhe erë ,
Dafina dhe aromë zymbyl !

Haid, 08.03.1999




LAPIDAR NDER MOTE


( Kushtuar të katermbëdhjet dëshmorëve
të rënë në Baran të Epërm për mos ndrrimin e Fesë)

Venitur ndër mote ,
ndër flake- tym e stuhi !
Ngre shtat vepra Jote ,
O ! Trim Hazir Ali !...

Rrëz kodrës Qerhanë,
t´ katërmbdhjetë Dëshmorë.
Thanë në gjuhën nanë ,
sot, do bijmë Therorë !...

Kurrë s´ ndrrojmë Fenë,
jem t´ bijtë e shqiptarit.
Për jetë s´ i nënshtrohemi ,
sot këtij Savë LLAZARIT.

Mu ne atë ditë kobi,
të rëndë llahtarë!
Nën shpatë Savë BATARJA,
vuri ca Shqiptarë.

Nga kodra e Turjakës,
se ç´ ju vërsul Topit !
Merr n´ shenjestër thotë ,
Kullat e Vranocit.

Rëndë gjemoi Topi,
rëndë dhe me duhi.
Duke goditë Kullat ,
mu përmbi çati.

Qëlloi n´ Kullë Sylë Rexhën,
dhe Haxhi Bajraktarin !
Do ta njofin sot ,
këtë Savë Gospodarin !

Shpejt janë tubuar ,
fisetë dhe parija.
Erdhi bacë Gërvalla ,
dhe njaj Shaban Haxhija .

Heu lugu i Baranit ,
bujarë dhe malësorë.
Seç i´ u vajti moti ,
prore me Armë n´ dorë.

Pushkën seç ia këtheve .
Kralit edhe Mbretit,
këtijë Mydesarifit,
që n´ kohën e Hyrrjetit.

N´ kuvend seç¸ janë ulur,
Sylë Rexhë dhe Bajraktari !
Me pas duke i ndjekur ,
ai bacë Kadri Miftari.

Populli do këndojë ;
Për trim Zenel Binakun !
Copë e grimë , thërmizë,
bënë shtizën me Bajrakun.

Ngritur n´ lapidar ,
do t´ qëndrosh ndër mote.
Kurrë s´ do të ngelë,
n´ harresë vepra Jote!...





TIM ETI

( Babait tim ne shenje kujtimi dhe nderimi gjer n´amshim ! )

Kraheror si graniti !
Rrugëtimin sa një shekull;
Diell dhe Hënë shendriti !
Plis i bardhë mbi vetull.

Kalorës i harlisur,
shtathedhur si Atlet!
Shtegëtare ca i molisur ,
qe n´heshtje t´flet!

Trup dhe kockë t´pa ndarë ,
rrenjët n´këtë tokë t´shqiptarit ;
Punëtori i zellshëm n´arë.
Këngë e vaji prej mallit !..
Haid,28.11.2000

Freitag, 3. Mai 2013

Haxhi Muhaxheri - ORA E POEZISË


01. LIRIKË ME PËRDHUNË

Të kujtohet ndajnata
kur në kryqëzim sysh
lexoja biografinë tënde
dhe fjalë e ndryrë në gojë
qëkurthi e ruajtur vetë për ty
që edhe sot mendoj
se kurrë nuk ta thashë vetë
po zëri i brëndisë
ai zë që dëgjohet
vetëm në ligjerim zemrash

Të kujtohen fjalët tua të brishta
dhe bisedat e amullta
kur me plot mund
pushtoja foltoren e bindjes
dhe fillonte kënga e psherëtimave
kënga që aq shumë ia pate frikën
po edhe dashur e ke aq sa unë
dhe pas të gjithave më pate thënë
se tash ke gjetur
princin mbi kalë të bardhë
yllin e dashurisë

E unë tretësha në mendime
sa herë dëgjoja radion
të fliste për atdheun
për dhunën
që u bëhej vëllezërve të mi
dhe i mllefosur të pata pyetur
si të mendoja për yllkën e dashurisë
kur populli vuan për dritën e lirisë
të drejtën e harmonisë kozmike

Mars, 1991




02. LETËRKËMBIM

Mora letrën tënde shkruar me fjalë malli
fjalë zemre për mua yllin e dashurisë sate
dhe si i krisur zura të bisedoja
me fotografinë tënde vendosur mbi tavolinë
dhe mallkoja ditët që pa ty më gdhijnë

Mike
Të ne punët prapë nuk venë mirë
dorë e hekurt
pareshtur mbi kokat tona rëndon lëndon
ushtaret kthehen në arkivole përsëri
e ne presim Çmimin Nobel
për mendjen e durimit

Me vite prita të mësoja
e ende nuk e di
durimi është pjellë e vdekjës
a vdekja pjellë e tij

E di moj
do të thuash durimi ka kufij
po polemi di më mirë se ne të dy
a duhet flijuar a pritur për lirinë

Do më pyesje për ditën e gëzimit
e vështirë është pritja për ty
të bëj benë
nuk do të vonoj shumë
vadja e dasmës së madhe

Gusht, 1991




03. UJK MË ËSHTË BËRË VETJA

Përditë zgjohem me mendjen në ty
Shtegun mbuluar e ka bloza e dëshirës
Më përvlon malli
E veten ngushlloj me letra dashurie

Më kot mundohem të mësoj
Kobi je ti që më sillësh vërdallë
A fati im i çalë
Që më shpie drejt çmendisë
Lule ferri je a lule parajse
Bukuri vërbuese
A kumt orësh të liga
Lojtare netesh të humbura
A sëmundje që nuk shërohesh
Pjellë mortore a gjemb durimi
Çelës enigmash a neperkë syri
Si ta kuptoj moj 
Më thuaj

Më shanë
Pse me emrin tënd
Pagëzoja yjtë lumenjtë përrallëzat
Pse...

Më qeshen
Për lutjet e mesnatës
E psherëtimat krismë qielli
Për ëndrrat e harlisura
E lotin e buzëqeshur
Për ditet që më iknin
Sy njerëzve të hekurt

Dhëmbet u ranë së qeshuri
E Peruni i Madh
Hiqte valle mbi kockat tona

Ti nuk erdhe e dashur
E në shpirt
Termete shkaktuar më ke

Ti duhej të vije
Bashkë me pranverën
Dhe këngët e të lashtave

Portë e hapur të pret
Dhe karafil i vyshkur
Ne dorën time

Eja e dashur
Eja
Ujk më është bërë vetja

Prishtine, 1995




04. URATË*

Zotynë
Pranoje Lutjen time
Diell të ketë
Në Mendjen e Durimit
Orëbardhat ta shpejtojnë
Ditën e gëzimit
Lulet e kësaj toke
Ilirisht
Uratë le ti këndojnë bashkimit

Nuse e Ujrave
Të na i gëzoj shtëpitë
Circe Jona
Të na i mbëltoj dashuritë
Ëndrrmirat
Të na i zgjedhin Fatitë
Këngët tona
Ti pushtojnë lartësitë
Amen

*Kjo poezi mori Çmimin e parë në „Takimet e Gjeçovit" në Zym të Kosovës,në vitin 1994





05. GJURMË

Me kohën në hapërim
për të lënë gjurme
në pemën e jetës

Grurisht
duhet kenduar diellit
e legjendave

Me fjalë ndërtoni
ura mbi brigje
ura dashurie

Rrefehuni
në gjuhen
e yjve të baladave

Për të dëshmuar
me emrin
ne gurin e varrit

RILINDJA, 10.11.1988





06. ATLANDIDA E RE

Urime Veneci
shekullin e dhjetë
mbi ujë
kujdes njëzetenjëshin
nuk u besohet më
pellumbave të bardhë
banorëve të parë
në Santa Maria Sallita
uji po han tokën tuaj
një ditë do ta përpijë
se bashku me 46 ishujt
dhe Urën e Psherëtimave
qe të krijohet Atlantidë e re
Veneci

1995




07. UNË DHE KËNGA

Do të varrosemi
Kur të na lindin
Të vdekurit
Për të lindur
Kur të vdekurit
Të na varrosin





08. KUR MË THOSHE

(Babait)

Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s'e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!

-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë gogol!

-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!

Më kujtohet kur më thoshe:
-Po u mbështete në diell
s'kan ç'të bëjnë epidemitë!

Plaku im i urtë,
Ç'peshë të kishte fjala...




09. LALËS

Rudha e ballit
vrragë kohësh

Fjala
mbrumur motesh

Hapi i tij
shteg i ri

Unë
bimë e farës së tij

"Rilindj", 26.04 1987




10. GURRË E ZJARR

Dashur e kam qëmoti
kengen e diellit

Ëndërroja
dashuroja

Gurrë jete e gëzimi
vret macen e zezë mallkimi
Dashuria ime
gurrë e zjarr


"Rilindja", 1991




11. SHENJTOR I LETRAVE TONA

(At Gjeçovit)

Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha

Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë

Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon

"Shkendija" Nr 44, fq.12, 1991




12. MOS

Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve

Mos i mallko yjet
Për brengat që ke

Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje

Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11




13. PËR ATË FJALË

Për atë fjalë
Që peshon sa bota
Kurorëzoje buzëqeshjen
Me një puthje të ëndërrt
E prishi krejt nyjet
Udhës sate
Fat të ri lidh
Bulëzim dashurishë

Thëllënze moj
E bukura e dheut

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11




14. POETI

Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë

Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson

Për vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë

një këngë e re po vjen




15. PSE VDIÇ POETI

Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja

Mos pysni
pse vdiç poeti




16. KOSOVËS

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie

Austri, 2012




17. ÇAMËRIA

Çamëria
Lumë i Loteve që nuk shteron
Malli i të dëbuarve që përvelon
Kënga e Shpresës që gjallëron

Çamëria 
Është ora e lutjeve që nuk mbaron

Çamëria
Është ëndrra jonë e përnatshme
Amaneti i shenjtë i etërve
Emblema e krenarisë së emrit

Çamëria 
Është damari i ngushtuar i atdheut

Çameria
Është tregimi për barbarinë
Plaga ime e pashëruar
Libri i papërfunduar i historisë

Çamëria 
Është kodi i pazbërthyer i perëndisë

29.04.2013