HËNA
Hëna është motra e Diellit(1). Në popull janë disa punë të caktuara që kryheshin në faza të caktuara të hënës. Kështu gjersa hëna shkonte duke u rritur pra nga hëna e re deri tek hëna e plotë që zgjaste dy javë, kjo kohë quhej "me hënë përpjetë" ose "hënë e mbarë", dhe punët e rëndësishme, kumbaritë, vëllazërimet bëheshin gjatë kësaj kohe. Kur zihej hëna besohej se këtë e shkaktonte lugati e ndonjëherë tjetër lufta mes dragoit dhe kulshedrës. Në këtë rast njerëzit për t'i ndihmuar dragoit shtinin pushkë, dhe bënin zhurmë duke i rënë tupanit, dërrasave, gjërave të metalta, që të bënin zhurmë e rrapëllimë sa më të madhe në mënyrë që t'a trembnin kulshedrën (apo në raste tjera lugatin, varësisht nga besimi).
Mark Krasniqi- "Lugu i Baranit"
SHTRIGAZakonisht bëhen plakat e këqija, gratë e veja grindavece e të mbrapshta. Shtriga bën vetëm keq. Ajo është e rrezikshme sidomos për foshnje, për fëmijë, por edhe për vajza e djem të rinj. Shtriga ua ha zemrën, iu zë frymën dhe kështu i mbyt viktimat e saj. Shtrigë bëhet plaka sa është gjallë, pasi të vdesë nuk bëhet më shtrigë. Ajo mund të shëndrrohet në flutur të madhe e të zezë, ose në një krijesë shpirtërore, pa trup fizik, kështu që mund të hyjë në dhomë edhe nëpër vrimë të çelësit në derë. Fshatarët zakonisht e dinë se cila plakë në fshat është shtrigë. Te katolikët "i lidhin shtrigat" natën e "të lidhunave", dmth natën e krezhmeve 6 javë para pashkëve. Në mbrëmje pas darke i zoti i shtëpisë merr një pe të zi të leshtë dhe pranë zjarrit në oxhak lidh shtrigat. Njëri nga meshkujt e shtëpisë e pyet me radhë: "Çka po lidh aty?" Ky përgjigjet: "Po lidhi shtrigën N.N. që mos të ban dam as në mall as në rob." Duke u përgjegjur kështu ai lidh në pe një nyje të fortë. Pasi t'i lidhë "të gjitha shtrigat e katundit" ai perin plot nyje e fut në një birë (vrimë) të cilën e shpon me turjelë në një tra ose në kosh të drithit dhe e mbyll mirë me kunj. Nga shtrigat njerëzit mbrohen me thelba hudre; ky është ilaç i njohur kundër këtij rreziku, kurse fluturat e mëdha i ndjekin dhe i mbysin sidomos ato me krahë të zezë.
Mark Krasniqi- "Lugu i Baranit"
Syri i keq, ose mësyshi është një dukuri e paidentifikuar mirë në besimet popullore, sepse nuk dihet kush e ka "syrin e keq" madje as personi përkatës nuk është koshient se e ka këtë veti.
Syri i keq dëmton bagëtinë, por edhe fëmijët dhe çdo gjë tjetër që është e bukur. Ai shkakton sëmundje të ndryshme madje edhe vdekjen.
Prandaj fëmijve u vëhet hajmalia në qafë, në rrobe, në djep etj, kurse bagëtisë sidomos qejve të bukur u vëhet në ballë.
"Syni i keq mundet edhe lisin me e tha" - thuhet në popull.
Prandaj për çdo gjë që i pëlqen ndokujt, qoftë njeri, kafshë, apo send, duhet të thuhet "mos e paftë syni i keq".
Mark Krasniqi - "Lugu i Baranit"
KALLUKANXHA
Kallukanxha është një krijesë, e cila nuk shihet, rrin në pyje ose në mezhda (kufij) të fushave dhe vepron sidomos kur ka mjegull. Ajo nuk i mbyt njerëzit as nuk u shkakton sëmundje, por i huton, kështu që njeriu të cilin e merr kallukanxha, e humbë orientimin, shkon rrugës tjetër e jo në atë rrugë që e ka marrë, sillet vërdallë dhe nuk di të kthehet në shtëpi. Fjala "të ka marrë kallukanxha" ose "e ka zënë kallukanxha" dëgjohet mjaft shpesh në shprehjet figurative në gjuhën e popullit.
Mark Krasniqi - Lugu i Baranit


Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
AntwortenLöschenNë fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.
WhatsApp-i i tij: +2347041196471
dawnacuna314@gmail.com